Aktualitet

EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet burri në Patos

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet  burri

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Patosit, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen dhe se e ka kërcënuar se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Igli Rapa. Uniformat blu bëjnë me dije se nga kontrollet në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Njoftimi i policisë: 

Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH