Aktualitet

E shtuna vjen me MOT të kthjellët e të ngrohtë, temperaturat e ajrit shkojnë deri në 26 gradë Celcius

Shkruar nga Liberale
E shtuna vjen me MOT të kthjellët e të ngrohtë, temperaturat

Vensi ynë do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 26 °C vlera më e lartë në rang territori, ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH