Aktualitet

E DHIMBSHME/ Ky është 18-vjeçari, Arlis Troplini që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Tiranë-Durrës, djali i biznesmenit durrsak (FOTO)

Shkruar nga Liberale

E DHIMBSHME/ Ky është 18-vjeçari, Arlis Troplini që

Personi në foto është 18-vjeçari, Arlis Troplini, i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.

E DHIMBSHME/ Ky është 18-vjeçari, Arlis Troplini që

I riu mësohet se ishte djali i biznesmenit nga Durrësi, Fatos Troplini.

Arlisi ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi pas lajmit të trishtë.

“Mesazh Ngushëllimi! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini.

Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit Ëestern Balkans.

Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH