Aktualitet

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari me “Volkswagen” përfundon në kanal, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije  se në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra, fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas.

"Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas."- njofton Policia. 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH