Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Protestë simbolike në Tiranë, punëtorët kërkojnë drejtësi sociale

Shkruar nga Liberale.al
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Protestë simbolike

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të siguruar të drejtat në punë.

Me thirrje për kushte më të mira, paga mesatare të garantuara, si dhe respektimin e të drejtave të tyre, në Tiranë, përfaqësues të sindikatave në vend, por edhe qytetarë, iu bashkuan një proteste simbolike të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”.

Në Shkodër, 1 Maji ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve të huaj. Turistët vlerësojnë klimën pozitive, ndërsa qytetarët ndajnë mendime të ndryshme mbi simbolikën e kësaj dite, por ajo që dominon është padyshim fryma festive në qytet.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, për kuksianët, e ka zbehur rëndësinë reale që mbart, ndërsa për ta, krijimi i vendeve të reja të punës dhe garantimi i të drejtave mbeten prioritet.

“Për kohën që kaloi, ne e quajmë ditë feste. Por për të gjithë botën, 1 Maji quhet dita e kërkesës për kushte më të mira të punës. Ko ditë të shërbejë edhe për shtetin që të krijojë mundësi që njerëzit të punësohen”, shpreh qytetari”.

Ndërsa Korça e kaloi si një ditë pushimi familjar, ku parku i qytetit dhe zonat periferike u mbipopulluan nga mjaft qytetarë.

“Po kalojmë një ditë të bukur. Kemi organizuar një piknik të vogël. Meqë është dhe ditë pushimi dhe koha është e mirë po kalojmë mirë. Besoj se të tilla organizime duhet të bëhen më shpesh për të qenë bashkë dhe për të krijuar një frymë më të mirë në shoqëri”, shprehet qytetari.

Parku natyror i Viroit u zgjodh nga qytetarët gjirokastritë si oaz i aktiviteteve të tyre të lira familjare për të shijuar 1 Majin si ditë pushimi, favorizuar edhe nga koha e mirë, plot diell.

Kam dalë me nipërit dhe mbesat në këtë ditë feste”, shprehet qytetarja.

Kjo ditë daton me ngjarjet e majit të vitit 1886, kur qindra punëtorë të SHBA-së dolën në grevë për të kërkuar ditën e punës 8-orëshe. Greva nisi paqësisht, por në ditën e tretë, gjatë protestave në Çikago, pati dhunë. Policia qëlloi mbi punëtorët e paarmatosur, ndërsa disa prej tyre humbën jetën. Mes të vrarëve mbetën tetë udhëheqës kryesorë të lëvizjes punëtore dhe shtatë policë.

Sot, pothuajse në të gjithë botën, kjo ditë është kthyer në një simbol të unitetit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH