Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Posaçme.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Berberi është vënë nën pranga, pas një hetimi lidhur me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Masa e sigurisë ndaj tij është marrë në mungesë, ndërkohë që mësohet se ish-kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.
Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.
Janë disa çështje që janë marrë në shqyrtim në lidhje me kreun e ARRSH-së. Njëra lidhet me faktin që dyshohej për abuzim me tenderin për mirëmbajtjen e serverëve të ARRSH ku mendohet se ka përfituar një i afërm i tij.