Aktualitet

"Do të VRAS politikanët e Lezhës", dënohet me burg Antonio Leka, u kap  me arsenal armësh e jelek antiplumb

Shkruar nga Liberale

"Do të VRAS politikanët e Lezhës", dënohet me burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili në 2023, u kap me arsenal armësh me vete dhe i veshur me jelek antiplumb.

Asokohe pas arrestimit ai deklaroi para uniformave blu  së ishte nisur për të vrarë politikanët e Lezhës, ndërsa në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë.

Gjatë aksionit, policia i sekuestroi atij 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH