Sport

Shqipëri- San Marino, publikohet formacioni për kuqezinjtë

Shkruar nga Liberale

Do të startojë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.

Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka rreshtuar një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3.

Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Do të luajë edhe Trashi. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës.

Formacioni zyrtar:

Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH