Shpërthime të shumta janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Sulmet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë u dëmtua nga një shpërthim.
Dje, presidenti Vladimir Putin fajësoi shërbimet e inteligjencës ukrainase, për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.
Ndërkohë, që lajmëroi se sot do të mblidhte këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas thonë se një numër i madh njerëzish janë plagosur në sulmet e me raketa në Zaporizhzhia gjatë natës. /Liberale.al