Aktualitet

Shkoi të ndihmonte shokun por u qëllua për vdekje, 23-vjeçari shqiptar ishte shpallur kampion xhudoje në vitin 2022

Shkruar nga Liberale

23-vjeçari shqiptar ishte shpallur kampion xhudoje në vitin 2022. Ai u vra pasi hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij.  Klajdi Bitri, shqiptari që u vra ditën e sotme në Ankona të Italisë, pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian, ishte shpallur kampion xhudoje vitin e kaluar.

Viktima Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me baba shqiptar stërvitej në klubin e xhudos Samurai Xhesi. Në 19 mars 2022 ai u shpall kampion i Shqipërisë në xhudo në kategorinë 66 kilogramë.

23-vjeçari, i shpallur kampion në sportin e xhudos një vit më parë, u vra në Sirolo, një zonë e Ankonas në Itali pasditen e së dielës më 27 gusht 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH