Aktualitet

Rritja e pagave, Selami Xhepa: Situata ekonomike e Shqipërisë nuk është e duhur për reforma të tilla

Shkruar nga Liberale
Rritja e pagave, Selami Xhepa: Situata ekonomike e Shqipërisë nuk

Reforma e pagave që ka nisur qeveria shqiptare, e cila do shtrihet deri në vitin 2024, pritet të kthehet në një problem për situatën ekonomike në vend.

Sipas eksperit të ekonomisë, reforma të tilla duhet të bëhen në një moment kur ekonomia dhe inflacioni është i stabilizuar.

“Rritjet e pagave janë lajme pozitive kur kryhen në kohën e duhur. Kjo që po bëhet nuk është indeksim është reformë e rëndësishme, sepse ka impakt të fortë buxhetor. Pasi nga 84 miliardë lekë për paga dhe sigurime që shpenzohen për administratën, do alokohen 40 miliardë lekë shtesë nga buxheti i shtetit, ose 50% më shumë. Çka do të thotë se efekti do jetë i madh në inflacion. Analiza ekonomike nuk e justifikon këtë lloj reforme kaq të fortë sepse mund të sjellë rritje të inflacionit”, tha Xhepa për Klan News.

Kjo reformë sipas Xhepës do ketë një impakt edhe në sektorin privat.

Efektet u ndjenë edhe në të dhënat e INSTAT për prillin, ku rritja e inflacionit u ndikua kryesisht për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.

Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te “qumësht, djathë dhe vezë” me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me mbi 13%, po ashtu rrije dyshifrore kanë pësuar mishi dhe zarzavatet.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH