Redjan Rraja do të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, si i dyshuar për atentatin në Durrës, ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Sipas burimeve jo zyrtare, ka marrë si avokat mbrojtës avokatin Besnik Cerekja, një jurist i njohur për çështje të forta.
Tch shkruan se është vendosur në kontakt me avokatin e Rrajës, por ai tregua i rezervuar dhe nuk dha asnjë koment mbi çështjen.
Rraja mbahet në ambientet e Policisë së Tiranës dhe pritet të shoqërohet në mesditë në Gjykatë nën masa të forta policore.
I pyetur më herët për ngjarjen, Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.
Megjithatë policia ka konstatuar gjurmë të të riut nga Nikla, në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë.
Pas arrestimit të Rrajës, policia ka vijuar kontrollet edhe gjatë mbrëmjes, por ende nuk ka të tjerë të arrestuar./Gazeta Liberale