Aktualitet

Reagimi i Yuri Kim për Reformën në Drejtësi/ Rama: S'më thotë dot askush, as në shqip as në anglisht, që po bëj presion

Shkruar nga Liberale
Reagimi i Yuri Kim për Reformën në Drejtësi/ Rama:

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për reagimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim lidhur me reformën në Drejtësi.

“Jam shumë dakord me këtë, pikë për pikë thjesht adresa është gabim se nuk jam unë ky që them se drejtësia po gabon se po vjen te ana ime. Unë po them që si po vjen në anën tonë të shkojë dhe në anën tjetër, ne duam drejtësi 360 gradë. Jam shumë dakord me ambasadoren amerikane nuk kam asnjë dalim këtu, ku e shihni ju dallimin? Po flas për ndërhyrjet, për ndërhyrje për presion, këtë mua nuk ma thotë dot askush as anglisht, as shqip, as gjermanisht, as frëngjisht, fare!”, u pëgjigj Rama.

Diplomatja amerikane tha dy ditë më parë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë, e jo se i ka porositur, urdhëruar apo kërcënuar dikush.

"Çfarë është drejtësia? Çfarë është reforma në drejtësi? Cili është qëllimi i reformës në drejtësi? Si do duket Shqipëria kur reforma në drejtësi të jetë zbatuar? Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj, Shtetet e Bashkuara, por edhe familjes tuaj të ardhshme, BE-së, do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos quhet më normale të kesh gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në shkelje të detyrës. Prandaj kemi institucionet e vetingut dhe funksionin e vetingut. Do të quhet gjithashtu e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi", u shpreh Kim.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH