Bota

Palestinezët në KAOS/ Një i vdekur dhe 48 të lënduar në Gazë në kërkim të bukës

Shkruar nga Liberale

Palestinezët në KAOS/ Një i vdekur dhe 48 të lënduar

Të paktën një palestinez është vrarë dhe 48 të tjerë janë lënduar kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme të madhe njerëzisht të mbledhur afër vendit të shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës, të ngritur nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, ka njoftuar të mërkurën ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Turmat e palestinezëve depërtuan nëpër gardhet rreth zonës së shpërndarjes të martën, dhe një gazetar i Associated Press ka dëgjuar të shtënat me tanke dhe armë izraelite dhe ka parë po ashtu një helikopter ushtarak që gjuante nga lart.

Nuk dihet ende nëse vdekja dhe lëndimet janë shkaktuar nga forcat izraelite, kontraktorët privatë apo të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH