Bota

Elon Mask publikon foton e analizave të drogës

Shkruar nga Liberale

Elon Mask publikon foton e analizave të drogës

Elon Musk ka gjetur një mënyrë autentike për të kthyer përgjigje.SHBA- Elon Musk,

ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe njeriu më i pasur në botë ka bërë publike analizat e tij të drogës. Pas shumë aludimesh në media dhe jo vetëm, Musk ka gjetur një mënyrë autentike për të kthyer përgjigje.

Elon Mask publikon foton e analizave të drogës

Ai postoi fletën e rezultatit të analizave të tij në rrjetin që e ka në pronësi, në "X". Krahas fotos ka shkuar thjesht: Lol! (që  përkthehet në një të qeshur)

Testi duket se është kryer më 11 qershor nga kompania "Fastest Labs of South Austin" në Teksas. E gjitha sepse Musk ka dashur t'i përgjigjej pretendimeve të mediave "New York Times" dhe "WSJ" që aludonin se ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump ishte përdorues ketamine. 

Kështu, të gjitha dyshimeve, Musk i ka një përgjigje të pakundërshtueshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH