Bota

Luftë me ChatGPT! Çfarë zbuloi inteligjenca artificiale, Izraeli vite të tëra përgatitje...

Shkruar nga Liberale

Luftë me ChatGPT! Çfarë zbuloi inteligjenca artificiale,

Operacioni ushtarak i Izraelit ndaj Iranit, i nisur javën e kaluar, ka tronditur jo vetëm Republikën Islamike, por edhe të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Sulmet, të cilat rezultuan tejet precize dhe të koordinuara, sipas burimeve, janë përgatitur për vite të tëra në mënyrë sekrete, duke përfshirë inteligjencën njerëzore, teknologjinë më të fundit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sipas raportimeve të fundit, ushtria izraelite ka përdorur të dhëna të thelluara nga shërbimet sekrete si dhe analiza të avancuara të AI-së për të goditur objektiva strategjikë iranianë. Në ditët e para të ofensivës, Izraeli arriti të neutralizojë një pjesë të madhe të sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore dhe kapacitetet raketore, duke hapur rrugën për operacione ajrore të pandërprera.

Më pas, sulmet janë përqendruar në qendrat bërthamore dhe personelin e lartë ushtarak e shkencor, me raportime për vrasjen e gjeneralëve dhe shkencëtarëve të rëndësishëm iranianë.

Burime nga një takim i mbajtur me 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë izraelitë nga inteligjenca dhe ushtria kanë dhënë detaje për agjencinë Associated Press, duke konfirmuar se ofensiva ishte kulmi i viteve të punës së fshehtë të Mossadit për të dobësuar dhe shënjestruar programin bërthamor të Iranit.

Ish-drejtoresha e kërkimeve në Mossad, Sima Shine, e ka quajtur këtë sulm “pika kulmore” e operacioneve kundër ambicieve bërthamore të Teheranit.

Ajo çka e ka bërë edhe më befasues sulmin është fakti se zyrtarët iranianë, të përfshirë në bisedime me SHBA-të mbi programin bërthamor, nuk e prisnin një veprim të tillë nga Izraeli, duke treguar se ishin të papërgatitur për këtë ofensivë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH