Bota

Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona

Shkruar nga Liberale

Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se një nga dronët e tyre është rrëzuar mbi Iran.

“Gjatë një aktiviteti operativ, raketat tokë-ajër u qëlluan ndaj një pajisjeje ajrore të drejtuar në distancë nga Forcat Ajrore.

“Pajisja ra në hapësirën ajrore iraniane, nuk ka pasur viktima dhe nuk ka frikë për rrjedhje informacioni. Nuk ndalemi në sulmet tona” tha një zëdhënës i IDF-së.

Më herët gjatë ditës, u raportua se televizioni shtetëror iranian kishte bërë me dije se forcat e mbrojtjes ajrore të ushtrisë kishin rrëzuar një dron të avancuar të tipit Hermes herët në mëngjes në provincën qendrore të Isfahanit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH