Aktualitet

Raporti i OBSH: Shëndetësia në Shqipëri, burim varfërimi

Shkruar nga Liberale
Raporti i OBSH: Shëndetësia në Shqipëri, burim

Në një analizë të publikuar vetëm pak ditë më parë, OBSH deklaron se kostot për t’u kuruar shtyjnë drejt varfërisë 8% të familjeve shqiptare dhe madje rrënojnë ekonomikisht 12%-shin më të varfër.

Një e treta e popullsisë së vendit sot llogaritet e pasiguruar dhe detyrohet të paguajë për çdo gjë përveç shërbimit të emergjencës, vizitave te mjekët e familjes dhe “check up”-it, nëse përfshihen në grupmoshën 35-70 vjeç.

Por, shëndetësia nuk është falas as për të siguruarit. Çdo shqiptar paguan mesatarisht 6 700 lekë në vit nga xhepi, ku ilaçet përbëjnë koston kryesore, ndjekur nga kujdesi spitalor, ai jospitalor, testet diagnostifikuese, si edhe kujdesi dentar. Këto pagesa nga xhepi, sipas OBSH, janë në rritje nga viti në vit.

Ky sistem që të orienton drejt pagesave shtesë, sipas OBSH, bën që 1 në 5 persona të shtyjnë apo të mos kërkojnë kujdesin shëndetësor kur kanë nevojë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH