
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë tre skenarë për vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Gjatë fjalës në Parlament, Rama tha se skenari më ambicioz është ai për 14 muaj.
"Më ambiciozi vaksinimi i të gjitha kategorieve, të gjitha moshave brenda 14 muajsh. I mesmi ka një axhendë 18 mujore dhe i treti ka një axhendë 24 mujore. Ne sigurisht do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë dhe faktikisht me votimin sot të Kuvendit, hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së negociuar në parim që unë e kam bërë publike kur kam thënë që doza e parë do të vijnë brenda javës së tretë të muajit janar dhe pastaj shkallë-shkallë do të marrin gjithë sasinë e dakordësuar dhe më pas mund të porosisim edhe sasi të tjera nga Pfizer.
Nënvizoj këtu siç ka rënë në sy edhe nga fakti që Pfizer ka deklaruar për shtyrjen me javë të gjitha angazhimeve të veta në raport me vendet ku është angazhuar si rezultat për të rritur prodhimet.
Siç e kemi thënë, qendra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon për pjesën e parë fare për mjekët dhe infermierët", deklaroi Kryeministri.