Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 1 të qytetit në zonën pranë murit të kalasë.
Burime nga policia thonë se një mjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri ka përplasur një biçiklist. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca e cila bëri transportimin drejt spitalit të Durrësit të të lënduarit që kishte marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.
Biçiklisti ende i paidentifikuar rreth të 50-tave ndodhet në sallën e kirurgjisë.
Ndërkohë ne vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie duke nisur procedurat e rastit dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.