Aktualitet

Rama: Për marrëveshjen e 5 qershorit shkelëm mbi veten tonë

Shkruar nga Liberale
Rama: Për marrëveshjen e 5 qershorit shkelëm mbi veten tonë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbështetja për listat e hapura tregon që ai nuk ka prioritet komoditetin e tij por ajo që PS të reflektojë interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

Ai tha se marrëveshjen e 5 qershorit PS e ka realizaur me me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten.

"E di shumë mirë që ka një sekëlldi, dhe përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes, por fakti është që marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten. Sepse ambicia jonë që përkon me depolitizimin e administratës zgjedhore. Një rekomandim kyç i OSBE. Nuk ka ndodhur. Pse? Sepse e kundërshtonte deri në fund PD.

Dhe grupi që përfaqëson, dhe përderisa vendosmëria jonë ishte t’i jepnim një mundësi reale opozitës jashtëparlamentare në proces, vendosëm të bëjmë një lëshim, që është lëshimi më i madh i imagjinueshëm për një forcë të madhe politike. Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një qëndrim shumë të qartë.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH