Aktualitet

Rama: Kemi përmbushur detyrat; Conte: Italia mbështet...

Shkruar nga Liberale
Rama: Kemi përmbushur detyrat; Conte: Italia mbështet...

Kryeministri, Edi Rama, falenderoi homologun e tij italian për qëndrimin konsistent që Italia ka mbajtur në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit.

Në konferencën e përbashkët për median me Giuseppe Conten, Rama tha se është në interes të Shqipërisë dhe BE që të ecim përpara me procesin e integrimit.

Edi Rama: Vizita e kryeministrit Conte në Tiranë sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE dhe Shqipërinë, në vigjilje të një takimi të Këshillit Europian ku ndër të tjera dob të diskutohet dhe vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Falenderoj Italinë dhe qeverinë italiane që asnjë momnent nuk është lëkundur në mbështjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit në prespektivën europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e tyre. Është sa në interesin tonë aq dhe të BE që ky proces të shkojë përpara.

Vetë Conte, i cili e ka vizitën e tij të parë në Shqipëri, konfirmoi qëndrimin pro hapjes së negociatave me BE.

Giuseppe Conte: Italia e mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim. Personalisht ditën e premte do ta mbështes këtë pozicion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH