Aktualitet

Rama jep dy mesazhe për festën e Krishtlindjes

Shkruar nga Liberale
Rama jep dy mesazhe për festën e Krishtlindjes

Kryeministri Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me një thënie të Papa Françeskut, në të cilin thuhet se Zoti nuk ua jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin.

“Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, janë fjalët e Papës, përzgjehdur nga Kryeministri.

Po ashtu, Rama ka shpërndarë edhe një urim të dytë, përmes një fotoje, ku shfaqet mes një grupi fëmijësh, të cilët më shumë se kushdo gëzojnë festat./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1114071,1114072"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH