Aktualitet

Pyetet nga gazetarët grekë në Uashigton, zyrtari i lartë i DASH përgjigjet për çështjen “Beleri”: Mesazhi që i kemi dërguar Tiranës!

Shkruar nga Liberale
Pyetet nga gazetarët grekë në Uashigton, zyrtari i lartë i

SHBA thotë se pret që Shqipëria të respektojë procesin e duhur në çështjen Beleri.

Departamenti Amerikan i Shtetit sipas mediave greke, “i ka dërguar mesazhin autoriteteve shqiptare se Uashingtoni pret që të respektohet shteti i së drejtës në rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i burgosuri i zgjedhur (në zgjedhjet e 14 majit) por me origjinë etnike”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga korrespondentët grekë në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha, “ne jemi në dijeni të rastit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin procesin e duhur sipas ligjeve [të vendit]”.

Sipas Kathimerinit, “Beleri ndodhet në burg që prej muajit maj, pasi u arrestua vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore për gjoja përpjekje për të blerë vota, një akuzë që ai e mohon me forcë.

Autoritetet gjyqësore në Shqipëri kanë refuzuar kërkesat për lirimin e tij nga paraburgimi. Rasti ka shkaktuar një tendosje në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe ka vënë Tiranën nën presionin e Bashkimit Evropian”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH