
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme, do të shoqërohet me dhunë.
Në një intervistë në Top News, ai ka paralajmëruar se mund të vritet dhe një deputet i PD-së.
“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.
I pyetur se ku ka i ka këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.
“Mos kenë iluzione, ore do të kenë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Beirshën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.