Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në pranga ka rënë i riu K. Z., ndërsa i është sekuestruar edhe automjeti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH