Aktualitet

Plagosje me thikë në Fier, pas sherrit mes dy të rinjve

Shkruar nga Liberale
Plagosje me thikë në Fier, pas sherrit mes dy të rinjve

Pas sherrit me një bashkëmoshatar, një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Zogu i zi”. Sipas policisë, i plagosuri është një 16-vjeçar i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH