Aktualitet

Përplasi për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet shoferi

Shkruar nga Liberale
Përplasi për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë 8-vjeçar. Njoftohet se drejtuesi i mjetit Q.N, banues në Sukth, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar 8-vjeçarin G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë. Policia njofton se 66-vjeçari që po drejtonte mjetin është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH