Aktualitet

Përplasen makinat në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 19-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë- Durrës.

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, pasagjer në njërën prej makinave, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë.

Informacion paraprak

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH