Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës duke lënë të lënduar dy fëmijë. Sipas policisë dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
"Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.
Njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi me shtetasi me inicialet A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, i cili kishte në makinë dy të miturit, ka përfunduar në pranga.
Shoferi tjetër me inicialet I. Ç., 24 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.