Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Cërrik-Belsh, plagosen dy shoferët dhe pasagjerja

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy makina në aksin Cërrik-Belsh, plagosen dy

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Cërrik-Belsh.

Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy shoferët dhe një pasagjere.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH