Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe në shkëputje.
Erkand Qerimaj ndonëse nuk mori medalje ari, bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe bëhet fitues i medaljes së katërt për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri.
Peshëngritësi që garon në kategorinë 73 kilogramë dhe pse humbi përmes kontestimesh dy provat e para me 148 kilogramë, ndërsa në të tretën provoi me sukses në peshën 149 kg.
Qerimaj arriti ta fiksonte shtangën, por për arbitrat fillimisht ishte e kundërta. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër të shkodranit të cilën e mbajtën vetëm forcat ‘security’ për të mos shkaktuar ndonjë incident. Falë këmbënguljes, më në fund gjyqtarët e quajtën të rregullt provën dhe Qerimaj mori medaljen e argjendtë.
Gjithsesi, një tjetër paraqitje e shkëlqyer e ekipit tonë pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare që po zhvillohen në Algjeri.
Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi përsërit veten edhe në Lojërat Mesdhetare. Në peshën 73 kg, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes. /Liberale.al/