Aktualitet

Pas mbylljes së gjykatave, do të mbyllen edhe disa burgje

Shkruar nga Liberale
Pas mbylljes së gjykatave, do të mbyllen edhe disa burgje

Miratimi i hartës së re gjyqësore do të ndikojë edhe tek sistemi burgjeve, disa prej të cilëve do të mbyllen.

Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Suafaj shpjegon se ky zhvillim nuk do të ndikojë në reduktimin e numrit të punonjësve, por merret për të pasur sistem me efektiv.

“Nuk mund të mbajmë një burg me 40 punonjës me 10 apo 15 të burgosur. Janë hedhur linjat e kësaj master plani që do të përshtatë hartën e burgjeve me atë gjyqësore. Nuk do të preket asnjë punonjës”, u shpreh ai pë Euwonews.

Të gjitha ata që do të hyjnë dhe dalin në burgjet shqiptare përfshirë këtu edhe punonjësit do të regjistrohen elektronikisht dhe të dhënat do hidhen në një sistem online. Kjo bëhet për arsye sigurie, për të ditur se kush ka takuar të burgosurin, duke dokumentuar çdo të dhënë.

“Gjithë procesi do të jetë në mënyrë digjitale. Vlen edhe për stafin kjo”, tha ai më tej.

Aktualisht Drejtoria e Burgjeve ka miratuar një modul të ri për sjelljen që punonjësit duhet të kenë ndaj të burgosurve, i cili është i njëjtë me ato të vendeve perëndimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH