Aktualitet

“O Bud Spencer i Shqipërisë”, qytetari nuk përmbahet përballë Berishës

Shkruar nga Liberale
“O Bud Spencer i Shqipërisë”, qytetari nuk përmbahet

Gjatë “Foltores” që zhvilloi me demokratët e Gjirokastrës, Sali Berisha dëgjoi dhe mendimet e shumë qytetarëve të cilët shpreheshin krenarë për të dhe i ofruan mbështetjen e tyre maksimale.

Një qytetar i Gjirokastrës ishte tepër entuziast për takimin me ish-kryeministrin duke e quajtur atë trim dhe i ka kërkuar që të sigurojë fitoren sa më shpejt.

Qytetari: Mbaj mend kur ne e prisnim atë në Talje të Krasit, sa na shikonte ai thoshte ndale makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe të Jugut dhe ti mirëserdhe në jug të Shqipërisë. O Sali Ramë Berisha, o Bud Spenceri i Shqipërisë, o trim, ne duam vetëm një gjë në këto momente, të na thuash se shumë shpejt do fitojmë sepse të gjithë këta që kanë ardhur këtu kërkojnë nga ty fitore, të përqafoj o tropojani gjigand.

Berisha: Unë jam i bindur dhe i sigurt në mënyrë absolute se ne do fitojmë dhe bindja ime vjen tek besimi i madh dhe i pafuqishëm që unë kam tek ju, tek përkushtimi, trimëria dhe idealet tuaja. Në ’91-ishin patëm një regjim diktatorial e përmbysëm. Në 2021 kemi përpara një regjim që bazohet mbi krimin, korrupsionin, një kakistrokaci të vërtetë, do ta përmbysim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH