Aktualitet

Ngjarjet në Kosovë/ Vuçiç i drejtohet popullit serb me një fjalim, çfarë pritet të arsyetojë

Shkruar nga Liberale
Ngjarjet në Kosovë/ Vuçiç i drejtohet popullit serb me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim sonte në orën 21:00, në programin e parë të televizionit shtetëror serb RTS.

Pritet që Vuçiç të flasë për situatën në Kosovë, por edhe për tema të tjera aktuale, shkruan N1.

Në adresimin e tij të fundit, më 24 shtator, menjëherë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, Vuçiç u shpreh se fajtori i vetëm është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç shtoi nuk dëshiron të arsyetojë vrasjen e policit dhe se kjo është për t’u gjykuar.

Ai ka thënë se grupi i serbëve është futur në manastir të Banjskës vetëm “për të kërkuar ndihmë për dy të rinjtë e plagosur”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH