Aktualitet

Nesër seanca për Ervin Salianjin, Basha porosi të veçantë grupit

Shkruar nga Liberale
Nesër seanca për Ervin Salianjin, Basha porosi të

Teksa gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, gazetarit Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizoti në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohej se fliste vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron/ Agron Xhafaj.

Për këtë arsye, i gjithë grupi ish-parlamentar i PD-së duhet të mblidhet nesër në selinë e partisë dhe në mënyrë organizuar do të shkojnë tek Gjykata e Shkallës së Parë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor që sipas opozitës është i montuar.

“Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji”, thuhet në porosinë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike , Gazment Bardhi.

Seanca është parashikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në 13:00, ku prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Xhafaj”.

E cilësuar si çështja “Babale”, audio-përgjimi shkaktoi jo pak debate politike në vend, që solli më pas dërgimin e Geron Xhafajt drejt Italisë, i dënuar atje për tragik droge.

Akuza zyrtare e Prokurorisë ndaj ish-deputetit dhe gazetarit është “kallëzim i rremë në bashkëpunim”./Panorama

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH