Aktualitet

Neritan Ceka: Kurti ka ndërmarrë vendime autoritare, duhet të dalë në zgjedhje të parakohshme (me një kusht)

Shkruar nga Liberale
Neritan Ceka: Kurti ka ndërmarrë vendime autoritare, duhet të

Historiani Neritan Ceka tha se Kurti ka ndërmarrë veprime autoritare, ndërkohë që Kosova është një shtet që e fitoi pavarësinë e saj nga SHBA, për këtë arsye ai tha se  do duhej që Kurti të dilte në zgjedhje të parakohëshme.

Megjithatë Ceka shtoi se në rast se Kurti del në zgjedhje të parakohshme do duhej që të merrnin pjesë edhe partitë serbe në Kosovë, pra fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për këtë. Në rast se kjo  nuk ndodh atëherë sipas Cekës mbetet vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Ceka ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania.

“Veprimet e Kurtit kanë qenë autoritare. Kosova është pjesë jo e ngjarjeve politike që zhvillohen në Kosovë, por pjesë e ngjarjeve politike që ndodhin në gjithë Europën. Kurti duhet të ishte më i lidhur dhe më i bindur ndaj ndërkombëtarëve. Ai është kryeministër, por duhet të kuptojë që është edhe guvernator i fuqive që e krijuan.”

Albin Kurti duhet të bëjë rolin e tij, ai duhet të shkojë të zbatojë planin amerikan dhe e dyta duhet të shkojë patjetër në zgjedhje të parakohshme. Por duhet të ketë një marrëveshje, që partitë serbe të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje. Duhet të ketë një marrëveshje.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH