Arte

Ndërron jetë në spital në moshën 33-vjeçare aktori amerikan

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë në spital në moshën 33-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare aktori amerikan Robert Cormier, ndërsa ende nuk dihet shkaku.

Mediat e huaja raportojnë se lajmi është konfirmuar nga motra e tij e cila tha se ai ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë nga një rrëzim, por pa dhënë detaje të tjera.

Siç deklaruan njerëzit e tij, aktori “kishte pasion për të ndihmuar të tjerët dhe gjithmonë përpiqej të arrinte më shumë. Ai shijonte netët e filmave me familjen e tij dhe e admironte shumë të atin. Ai ndikoi te shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tij, qoftë familja apo shokët e skuadrës dhe miqtë”.

Comier u shfaq në “Heartland” në sezonin e 15-të, ndërsa më hëerët ka luajtur në “Heartland”, në sserialin “Slasher” në Netflix, ka marrë pjesë në “Designated Survivor”, “Ransom” dhe “American Gods”, si dhe shumë role të tjera televizive. /liberale.al

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH