Aktualitet

MOTI I DITËS, temperaturat kalojnë sot mbi 40 gradë C

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, temperaturat kalojnë sot mbi 40 gradë C

Dita e sotme pritet të jetë dita më e nxehtë e këaj jave, me temperatura që do të arrijnë 42 gradë C, në disa zona, kryesisht Elbasan dhe Berat.

Moti do të jetë kryesisht me kthjellime në të gjithë territorin e vendit dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41- 42°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë në det të hapur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH