Aktualitet

Momentet pikante/ Rama takon Kurtin “me duar në xhepa”, në Lubjanë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lubjanë të Sllovenisë, ku për dy ditë do të mbahet Forumi Strategjik i “Bledit”. Rama ka shtrënguar duart me homologun kosovar, Albin Kurti, megjithëse gjatë takimit njërën dorë siç tregojnë edhe pamjet e ka mbajtur në xhep. Gjatë fotos së përbashkët, Rama ka qëndruar më pranë lideres serbe.

“Në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”, shkroi kryministri rreth forumit nga Ljubjana, teksa ndau edhe fotot e takimeve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH