Aktualitet

Momente tmerri, rrufeja godet avionin e skuadrës gjermane

Shkruar nga Liberale

Teksa klubi gjerman i Herthës së Berlinit ishte duke u kthyer në kryeqytet, pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e vlefshme të Bundesligës gjermane, avioni i tyre është goditur nga rrufeja. Kjo ngjarje tronditi jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Hertës.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild” .

Foto kryesore është ilustruese.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH