Aktualitet

Meta: Nuk e prisja që LVV do të dilte forcë e parë në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Meta: Nuk e prisja që LVV do të dilte forcë e parë në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET, deklaroi se kreu i LVV Albin Kurti ka potencial intelektual. Meta tha se s’ka besuar se LVV do të arrinte të dilte forcë e parë dhe aq më tepër kur kësaj partie iu shkëput edhe një pjesë e deputetëve, por edhe kryetari i bashkisë së Prishtinës. Presidenti deklaroi se fakti që i mbijetoi edhe kësaj goditjeje ka qenë rezultat i personalitetit të tij politik. Ai tha se e ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë, pasi të qeverisësh dhe të bësh opozitë është diçka krejt tjetër. Sipas tij, nuk duhet harruar se kur je në qeverisje presionet nga faktorë të ndryshëm janë të shumëanëshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH