Aktualitet

Meta i kthen një tjetër ligj PS: Krijon hapësirë për pastrim parash

Shkruar nga Liberale
Meta i kthen një tjetër ligj PS: Krijon hapësirë për

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, duke kërkuar rishikimin e tij nga ana e mazhorancës.

Sipas Presidentit, Kuvendi duhet të rishikojë me kujdeset e ligjit për të gjitha risqet që lidhen me aktivitetet e paligjshme të pastrimit të parave.

“Kuvendi duhet të analizojë me kujdes në kushtet aktuale të ekonomisë së vendit tonë dhe në raport me kapacitetet për ushtrimin e kontrollit efektiv, të gjitha risqet që lidhen me paqëndrueshmërinë, natyrën e decentralizuar, kërcënimet e perceptuara ndaj sistemeve monetare aktuale dhe hapësirave që mund të krijohen për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme të pastrimit të parave përmes aktiviteteve tregtare virtuale. Kuvendi gjithashtu duhet të ketë në vëmendje që ky ligj, duke mos përcaktuar mekanizma për parandalimin e shmangies fiskale, rrezikon të çojë në dëm të konsiderueshëm në financat e shtetit, në cenim të interesit publik”, thuhet në fund të dekretit.

Meta thekson gjithashtu se një ligj i tillë, rrezikon të cenojë interesin publik në tërësi. “Ndaj një nismë e tillë, e miratuar pa një vlerësim të thelluar të kushteve ekonomike dhe rregullatore të vendit, që nuk synon të përafrojë asnjë rregullore apo direktivë, rrezikon të cenojë interesin publik në tërësi, për shkak se prek shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë së përditshme”, shton ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH