Aktualitet

Meta i jep shtetësinë shqiptare këngëtarit të njohur

Shkruar nga Liberale
Meta i jep shtetësinë shqiptare këngëtarit të njohur

Kosova prej shumë vitesh pret liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Por, ky vendim nga BE ende nuk ka ardhur duke bërë që shumë prej qytetarëve të Kosovës të kërkojnë dëshpërimisht një alternativë tjetër për të udhëtuar pa nevojën e një vize.

Një nga zgjidhjet është marrja e shtetësisë shqiptare, pasi Shqipëria prej vitit 2010 ka marrë liberalizimin e vizave.

Çdo vit presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta firmos me qindra dekrete për dhënie shtetësie. Rasti më i fundit është dhënia e shtetësisë për këngëtarin e njohur të Kosovës, Sabri Fejzullahu, shkruan Euronews.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20,të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tyre, personave të mëposhtëm: 1.Sabri Hazir Fejzullahu; 2. Nerxhivane Islam Fejzullahu (Krasniqi); 3. Ermal Sabri Fejzullahu; 4. Ariana Fazli Fejzullahu (Cakiqi)”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta më 5 gusht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH