Aktualitet

Meloni i kthen përgjigje Berishës, “fitorja ime shpresë edhe për fitoren tuaj”

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar letrën dhe përgjigjen që kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar.

Në letrën që i ka dërguar Meloni, teksa i ka kthyer përgjigje Berishës, i ka shprehur mbështetjen maksimale që qeveria e cila ajo do të drejtojë do të ketë për Partinë Demokratike. Ajo ka theksuar se afërsia me grupimin që Berisha drejton është tepër e rëndësishme dhe forcimi i miqësisë mes dy popujve është thelbësore.

Duket se kjo është mbështetja e parë evropiane për Berishën, në aksionin e tij politik për të rithemeluar të djathtën shqiptare. pasi ish-kryeministri më herët nuk mori asnjë përkrahje nga të djathtët e Europës, përkundrazi, u shpall “non grata” edhe nga qeveria britanike, e cila  udhëhiqen aktualisht nga Partia Konservatore.

Postimi i plotë i Berishës:

Të dashur miq,

Më poshtë keni një letër të Kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni, e cila ktheu në pushtet forcat e djathta konservatore, aleatë të natyrshëm të mitë, Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar. sb

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,  ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH