Aktualitet

Mediat thanë se është shtatzënë, partnerja e Putin del për herë të parë në publik

Shkruar nga Liberale

Partnerja e fshehtë e presidentit Vladimir Putin, ish gjimnastja olimpike Alina Kabaeva është parë të dielën për herë të parë në publik, që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës pas luftës në Ukrainë.

E përfolur se është shtatzënë me fëmijën e Putin, ajo është fotografuar e rrethuar nga “bodyguard-e” femra, në një samit të presidentit në Shën Petersburg.

39-vjeçarja kishte ardhur për një samit ekonomik të Putin, në të cilin ai përpiqet t’iu shpëtojë sanksioneve të Perëndimit, duke kërkuar aleanca të reja ekonomike në Azi.

Olimpistja, që rrallë shihet në publik, besohet se ka një familje me kreun e Kremlinit. Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka të paktën dy fëmijë me 69 vjeçarin, dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara, është përsëri shtatzënë.

Alina ka qenë më parë deputete dhe tani besohet se drejton një grup mediatik pro-Putin në të cilat llogaritet se paguhet disa miliona dollarë në vit.

E përditshmja zvicerjane 'Sonntagszeitung' ka thënë se Alina ka të paktën dy djem me Putin, një të lindur në Zvicër në 2015 dhe një tjetër të lindur në 2019 në Rusi.

Putini nuk e ka pranuar kurrë një lidhje me shefen e medias Kabaeva, për të cilën më herët u tha se fshihej në Zvicër.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH