Aktualitet

Me armë pranë selisë së PS-së, arrestohet Vladimir Gjuta

Shkruar nga Liberale
Me armë pranë selisë së PS-së, arrestohet Vladimir

Vladimir Gjuta është arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste. Gjuta është kapur pranë zonës së "Dollarit" në kryeqytet, ndërkohë që kisht pistoletëme vete.

Arrestimi i Vladimir Gjutës është bërë fillimisht nga efektivët e komisariati nr.3 ndërsa këta të fundit kanë kërkuar edhe përforcimin e gardës pranë Selisë së Partisë Socialiste. Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Gjuta u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë, pasi u arrestuar për plagosje ndaj kushëririt të tij. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij.

Gjuta nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe policinë. Kohë më parë, ai ka kanosur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e babait të tij, Bashkim Tahirit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH