Aktualitet

Me 1.5 kg kokainë dhe 39 thika në makinë, arrestohet 44 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Me 1.5 kg kokainë dhe 39 thika në makinë, arrestohet 44

Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me operacionin antidroge të zhvilluar pasditen e kësaj të marte, ku u sekuestrua kokainë.

Operacioni policor i koduar “Chivas Regal” bëri të mundur sekuestrimin e 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë.

Mirëpo bën më shumë përshtypje se në makinën e shtetasit Haxhi Mykaj janë gjetur 39 thika.

Policia sekuestroi edhe automjetin e 44 vjeçarit.

Ky shtetas, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, e më pas gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kokainën dhe thikat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH