Aktualitet

Mbyllet spitali Covid 2, pacientët transferohen te Infektivi

Shkruar nga Liberale
Mbyllet spitali Covid 2, pacientët transferohen te Infektivi

Përmirësimi i situatës me pandeminë në vendin tonë ka bërë që autoritetet të vendosin mbylljen e një tjetër spitali që më herët ishte dedikuar për pacientët e infektuar me Sars Cov-2. Pacientë që ishin të shtruar, do të transferohen në spitalin Covid1.

Sipas A2, gjatë javës së ardhshme, Sanatoriumi do t'i rikthehet funksionit të tij të mëparshëm si spital i sëmundjeve të mushkërive.

Më herët, ministria vendosi të mbyllë spitalet Covid 3 dhe 4 si dhe pavijonet Covid në 4 spitale rajonale.

Megjithatë, ministrja Manastirliu ka bërë me dije se këto spitale do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në rast të një përkeqësimi të mundshëm të situatës.

Aktualisht, në spital po trajtohen 37 pacientë që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërsa rastet aktive në mbarë vendin janë 413.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH