Aktualitet

Mbërrin në Tiranë avioni charter me shqiptarët e evakuar nga Izraeli

Shkruar nga Liberale
Mbërrin në Tiranë avioni charter me shqiptarët e evakuar nga

Ka mbërritur në Tiranë avioni me shqiptarë, i cili bëri të mundur evakuimin e tyre nga Izraeli, pas luftës qē nisi dje mes Izraelit dhe Palestinës, ku ende po vijon të rëndohet bilanci i viktimave.

Lajmi u konfirmua  nga gazetari Muhamed Veliu, i cili raportoi se avioni i një kompanie shqiptare ka mbërritur sot në Izrael për të sjellë shtetasit shqiptarë që ndodheshin atje.

Avioni charter ishte nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion”, ndërsa nuk dihet saktësisht numri i shqiptarëve të evakuar.

Autoritetet zraelite deri më tani kanë konfirmuar se numri i të vrarëve nga sulmi i Hamasit dhe përleshjeve me militantët palestinezë, ka shkuar në 600.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH